Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

Parlamenti Evropian voton rezolutën për armëpushim në Gaza

Parlamenti Evropian voton rezolutën për armëpushim në Gaza

15:28, 18/01/2024
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian ka votuar për një rezolutë të armëpushimit në Rripin e Gazës dhe për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave humanitare në territor.

Rezoluta, e cila është thjesht simbolike dhe nuk ka peshë ligjore, u miratua me 312 vota pro, 131 kundër dhe 72 abstenime, shkruan Al Jazeera.

27 liderët e bllokut ende nuk kanë rënë dakord unanimisht të bëjnë thirrje për një armëpushim, pavarësisht lutjeve të vendeve anëtare si Belgjika, Irlanda dhe Spanja.

Deri më tani, linja e tyre zyrtare mbetet e fokusuar në “pauzat dhe korridoret humanitare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco