Tornadot godasin SHBA-në/ Raportohet për 5 të vdekur, mes tyre një foshnje

Tornadot godasin SHBA-në/ Raportohet për 5 të vdekur, mes tyre një foshnje

09:47, 29/04/2024
A+ Aa A-

Të paktën 5 persona, duke përfshirë një foshnjë, humbën jetën tragjikisht pasi një seri tornadosh goditën perëndimin e mesëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur teksa breshëri, erërat e forta dhe përmbytjet shkaktuan shkatërrime masive në Oklahoma.

Autoritetet lokale njoftuan se foshnja katër muajshe është gjetur e pajetë në Holdenville, një nga qytetet më të goditura në Oklahoma pasi u përball me rreth 20 tornado që shkatërruan thuajse totalisht ndërtesat.

Një person vdiq nga plagët e marra në Iowa.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se sipas të dhënave disa nga tornadot shpërthime me mbi 218 km në orë.

Rreth 25 mijë familje në Oklahoma dhe pothuajse 30 mijë të tjerë në Texas raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike. Oklahoma ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco