Analiza e BBC-së: A mund të përshkallëzohet konflikti Pakistan-Iran?

Analiza e BBC-së: A mund të përshkallëzohet konflikti Pakistan-Iran?

12:38, 18/01/2024
A+ Aa A-

Pakistani iu kundërpërgjigj sulmeve të Iranit duke vrarë të paktën nëntë persona brenda kufirit iranian. Të dy vendet akuzojnë njëra-tjetrën se strehojnë grupet militante në territorin e tyre. Por sa janë shanset që konflikti të përshkallëzohet?

Nga Paul Adams, BBC

Nuk është kurrë një shenjë e mirë kur dy vende shkëmbejnë goditje si kjo, veçanërisht dy vende të mëdha dhe me ndikim si Irani dhe Pakistani.

Por pavarësisht nga rrënojat, viktimat civile dhe retorika e nxehtë, kjo ende nuk duket si një krizë e vërtetë.

Irani dhe Pakistani kanë marrëdhënie të komplikuara, por të përzemërta.

Ministrat e tyre u takuan në Davos këtë javë dhe marina e tyre kryen stërvitje të përbashkëta në Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik.

Të dy vendet kanë shqetësime të ngjashme për zonat kufitare ku mungon sundimi i ligjit dhe ku kontrabandistët e drogës dhe grupet militante Baloch janë shumë aktive.

Pas sulmeve ajrore nga të dy palët, secila duket në ankth për të theksuar se ato nuk përfaqësojnë sulme ndaj një fqinji vëllazëror.

Pas veprimit iranian të së martës, Pakistani shprehu zemërim të konsiderueshëm publik dhe foli për pasoja të rënda.

Sot në mëngjes, Irani thirri të ngarkuarin me punë të Pakistanit për të protestuar dhe për t’i kërkuar një shpjegim.

Por sulmi kaloi thuajse i paraportuar në televizionet iraniane dhe reagimi i Teheranit duket relativisht i heshtur.

Autoritetet theksuan se viktimat, mes të cilëve gra dhe fëmijë, nuk ishin shtetas iranianë.

Irani ndoshta e dinte se Pakistani do të ndihej i detyruar të përgjigjej. Secila pakë ka kënaqur nderin e saj dhe, ndoshta, ka përmbushur kërkesat e opinionit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco