Përshkallëzimi më i rëndë i tensioneve Iran-Pakistan, thotë gazetari i Economist Rojet pakistaneze kontrollojnë njerëzit në një pikë kontrolli në anë të rrugës në kryeqytetin e provincës Balochistan, Quetta, më 17 janar.

Përshkallëzimi më i rëndë i tensioneve Iran-Pakistan, thotë gazetari i Economist

12:30, 18/01/2024
A+ Aa A-

Siguria u përforcua në provincën Balochistan të Pakistanit pas një sulmi me raketa iraniane në kufi. Shashank Joshi, redaktor për fushën e mbrojtjes në The Economist, thotë se ai nuk beson se sulmet e Iranit mbi Pakistanin të martën ishin rezultat i sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

"Historia këtu ka të bëjë me Iranin që lëviz muskujt e tij, ndoshta i indinjuar nga ajo që e pa si një sulm të rëndë ndaj vendit të tij në Kerman. Irani është i plagosur dhe po sulmohet," i tha Joshi programit të BBC-së Today.

Joshi shton se kjo "nuk është hera e parë që ka pasur tensione kufitare midis Iranit dhe Pakistanit, por është përshkallëzimi më i rëndë i tensioneve që mund të mbaj mend deri tani.”

Goditja e Pakistanit ishte si paralajmërim 'largohu nga pragu' - thotë eksperti

Një ekspert tha se sulmet e Pakistanit në Iran ngrenë rrezikun e përshkallëzimit, por "gjithashtu një mundësi,paralajmërim për t'u tërhequr nga pragu".

"Në fakt, të dy palët janë barazim tani," i tha BBC-së, Michael Kugelman, drejtor i Azisë Jugore në “Ëilson Center”.

Kugelman thotë se qeveria pakistaneze kishte një "arsye të fortë për t'u përpjekur të merrte masa parandaluese" ndaj Teheranit, veçanërisht në kontekstin e një Irani që po bëhet më agresiv rreth rajonit, që kryen sulme të drejtpërdrejta mbi kërcënimet dhe rivalët.

"Në fakt, nëse Pakistani do të kishte bërë mbrapa, do të ishte përballur me rrezikun e sulmeve shtesë," thotë Kugelman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco