Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kate Middleton i nënshtrohet një operacioni të rëndë

Kate Middleton i nënshtrohet një operacioni të rëndë

16:05, 17/01/2024
A+ Aa A-

Lajmi i shtrimit në spital i Kate Middleton në spital ka shkaktuar trazira në Britaninë e Madhe.

Princesha 42 vjeçare e Uellist është shtruar në klinikën Marylebone në Londër, ku iu nënshtura një operacioni abdominal dhe do të qëndrojë 14 ditë, njoftoi Pallati Mbretërorë.

Mbretëresha e ardhshme u nështrua operacionit të martën i cil ishte i planifikuar ndërsa pas daljes do të kthehet në shtëpinë e saj ëinsdor ku do të qëndrojë me familjen.

Sipas mediave britanike, problemi shëndetësor i Kate nuk lidhet me sëmundjet malinje. 

Njoftimi i Pallatit:

Lartësa e saj Princesha e Uellsit u pranua në Klinikën e Londrës ditën e djeshme për një operacion të planifikuar e cila rezultoi me sukses. Ajo do të qëndrojë në spital 14 ditë para se të kthehet në shtëpi. Bazuar në këshillat mjekësore, Princesha nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike para Pashkëve. Princesha e Uellsit e kupton shqetësimin e publikut, por shpreson që privatësia e saj të respektohet, për hir të fëmijëve të saj. Prandaj, Pallati Kensington do të japë informacion mbi ecurinë e shëndetit të saj sa herë që konsiderohet e nevojshme. Princesha e Uellsit kërkon falje për anulimin e paraqitjeve të saj publike. Ajo mezi pret të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”. 

A statement from Kensington Palace pic.tëitter.com/6h3BCrqj5L

— The Prince and Princess of ëales (@KensingtonRoyal) January 17, 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco