Mbretëresha daneze largohet sot nga froni, atë do ta pasojë princi Frederik

Mbretëresha daneze largohet sot nga froni, atë do ta pasojë princi Frederik

13:48, 14/01/2024
A+ Aa A-

Për shumë në Danimarkë, Mbretëresha Margrethe II është monarkja e vetme që kanë njohur ndonjëherë.

Por të dielën, ajo ia dorëzon mbretërimin djalit të saj Frederikut, ku do të fillojë një epokë e re.  Kjo mbretëreshë 83-vjeçare, njoftoi në natën e Vitit të Ri se mandati i saj do të përfundojë pas 52 vitesh.

Margrethe tha se mendoi nëse tani do të ishte koha e duhur për t’ia kaluar përgjegjësinë gjeneratës tjetër pas operacionit të fundit, dhe mori vendimin se tani ishte koha e duhur. Një ndryshim domethënës në Danimarkë do të jetë një ceremoni shumë më modeste në krahasim me spektaklin dhe shkëlqimin global të kurorëzimit të mbretit Charles III në maj.

Megjithatë, me sondazhet e fundit që vazhdojnë të tregojnë mbështetje të fortë publike për monarkinë, një numër i madh njerëzish pritet të dalin në rrugë, shkruan CNN.

Megjithëse monarkia daneze është një nga më të vjetrat në Evropë, nuk ka asnjë ceremoni tradicionale kurorëzimi. Si e tillë, nuk pritet prania e liderëve dhe personaliteteve botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco