Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Sa i ka kushtuar Britanisë së Madhe Brexit?

Sa i ka kushtuar Britanisë së Madhe Brexit?

12:49, 11/01/2024
A+ Aa A-

Ekonomia e Britanisë pas daljes nga BE ka rënë me 6 përqind deri më tani, një kosto vjetore prej 140 miliardë paund, tha sot kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan, me ndikimin në ekonomi që parashikohet të arrijë në 10 % deri në vitin 2035.

Khan, një anëtar i Partisë Laburiste të opozitës, i cili votoi kundër Brexit në referendumin e 2016, u bazua në një raport të Cambridge Econometrics, të cilin ata llogaritën se sa shpejt do të rritej ekonomia nëse britanikët do të kishin votuar për të qëndruar në BE.

Laburistët kanë një epërsi të madhe ndaj konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak përpara zgjedhjeve, të cilat pritën të mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti.

 

Por lideri laburist Keir Starmer është treguar i rezervuar për të dhënë detaje se si ai planifikon të forcojë marrëdhëniet me BE-në.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco