Skena si filma lufte/ VIDEO e betejës mes ushtarëve izraelitë dhe dy terroristëve të Hamasit bëhet publike

Skena si filma lufte/ VIDEO e betejës mes ushtarëve izraelitë dhe dy terroristëve të Hamasit bëhet publike

10:34, 10/01/2024
A+ Aa A-

Dy terroristë të vrarë të Hamasit dhe shtatë ushtarë izraelitë të plagosur është rrëfimi i betejës që u zhvillua në një ndërtesë në Khan Younis.

Videoja e betejës mes ushtarëve izraelitë dhe terroristëve të Hamasit në një apartament në një ndërtesë në jug të Gazës është publikuar nga forcat e mbrotjes izraelite.

Videoja fillon me ushtarët e Batalionit 101 që përpiqen të shmangin zjarrin që teksa ndodheshin në në apartament në katin e dytë të një ndërtesë në Khan Younis.

Një shpërthim brenda banesës është regjistruar edhe në pamjet që na kujtojnë skenat që kemi parë vetëm në filmat e luftës.

Videoja mbyllet me ushtarë izraelitë që inspektojnë terrenin pas përfundimit të betejës dhe gjetën trupat e vrarë të dy terroristëve të Hamasit.

Sipas të njëjtit njoftim, beteja shpërtheu kur ushtarët izraelitë kontrolluan një zonë që më herët ishte granatuar nga luftëtarët dhe automjetet e blinduara izraelite.

Përveç dy terroristëve të vdekur të Hamasit, ushtarët izraelitë, sipas njoftimit, gjetën armë, municione dhe granata në ndërtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco