Michelle Obama për zgjedhjet në SHBA: Jam e tmerruar nga ajo që mund të ndodhë

Michelle Obama për zgjedhjet në SHBA: Jam e tmerruar nga ajo që mund të ndodhë

10:50, 09/01/2024
A+ Aa A-

Michelle Obama shprehu mendimet dhe shqetësimet e saj  gjatë një interviste me Jay Shetty.

E pyetur se cila është frika e saj më e madhe Michelle tha ishte e frikësuar për situatën në të cilën bota ndodhet tani.

Michelle Obama përmendi një sërë shqetësimesh specifike që ka, duke përfshirë luftërat e vazhdueshme, efektet e mundshme të inteligjencës artificiale tek njerëzit dhe ndryshimet klimatike.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, Michelle Obama tha:

“Çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme? Unë jam e tmerruar nga ajo që mund të ndodhë, sepse udhëheqësit tanë kanë rëndësi. Kë zgjedhim, kush flet në emrin tonë, kush është në detyrë, ndikon tek ne në mënyra që ndonjëherë mendoj se njerëzit i marrin si të mirëqenë.

Nuk duhet të marrim të mirëqenë demokracinë”, shtoi 59-vjeçarja Michelle Obama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco