Kush është Roya  Heshmati që u fshikullua 74 herë me kamxhik për mosmbajtje të hixhabit?

Kush është Roya Heshmati që u fshikullua 74 herë me kamxhik për mosmbajtje të hixhabit?

08:04, 09/01/2024
A+ Aa A-

33 vjeçarja Roya Heshmati një iraniane me origjinë kurde është kthyer në një simbol për të gjitha gratë kudo në botë.

Këmbëngulja e saj për t'iu kundërvënë shtetit teokratik të Iranit duke zgjedhur të ecë rrugëve të Teheranit me kokën zbuluar, e bëri atë të vuante torturat mesjetare.

Heshmati, e lindur në Khanadaz dhe e diplomuar në Universitetin Kurdistan në provincën kurde të Iranit, u fotografua në prill duke ecur në rrugët e Teheranit - ku ajo jeton - pa hixhab. 

Dënimi i saj fillestar parashikonte 13 vjet e 9 muaj burg . Pasi avokati i saj apeloi, gjykata vendosi që ajo duhet të rrihej me kamxhik 74 herë dhe të paguante një gjobë të barabartë me rreth 225 dollarë.

Para gjykatës, Hesmatit iu dha mundësia të “pendohej”. 

Ajo u shfaq edhe aty pa shami të cilën dy zyrtare femra u përpoqën t'ia vendosin disa herë dhe kur ajo rezistoi  ia vendosën me forcë pasi e prangosën. 

Ajo u dërgua në atë që ajo e përshkruan si një "dhomë torture mesjetare" për t'u fshikulluar pa mëshirë për "propagandë kundër regjimit" dhe për "shfaqje .

Megjithatë, regjimi iranian pretendon se arsyeja pse Heshmati u dënua me fshikullim nuk ishte fakti që ajo kishte postuar foto të saj pa shami në rrjetet sociale, por se kishte marrë para nga disa organizata ndërkombëtare për ta bërë këtë. 

 

 

Gjykatësi para të cilit u dërgua 33-vjeçarja i tha asaj, sipas mediave iraniane, se ai nuk donte ta dënonte atë dhe i kërkoi asaj të mos ishte "kokëfortë" dhe të mbante hixhabin.

Kur ajo refuzoi, ai e pyeti se pse nuk shkon të jetojë në një vend tjetër, përveç Iranit, që do ta lejojë atë, dhe ajo u përgjigj se "ky vend është për të gjithë qytetarët". 

Gjyqtari, sipas asaj që përshkruan, u përgjigj se “Unë jam me ju, por ky është ligji dhe duhet ta zbatojmë” dhe u kërkoi zyrtarëve që do të zbatonin dënimin që të mos e godasin me forcë. Megjithatë, shenjat në trupin e saj nuk tregojnë një gjë të tillë.

Tortura mizore e gruas për mosmbajtjen e shamisë shkaktoi një valë reagimi në mediat sociale, me gazetarin dhe aktivistin iranian Abbas Abdi duke thënë se "rrahjet me kamzhik nuk kanë të bëjnë me trupin e vetëm një grua, por nga të gjithë ata që ëndërrojnë për një jetë të lirë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco