Suedia në alarm nga kërcënimet terroriste

Suedia në alarm nga kërcënimet terroriste

20:42, 07/01/2024
A+ Aa A-

Niveli i kërcënimit terrorist në Suedi mbetet i lartë, njoftoi sot shërbimi suedez i sigurisë. Agjencia suedeze e sigurisë thotë në një deklaratë se vlerësimi i kërcënimit terrorist ndaj Suedisë mbetet në nivelin 4 të shkallës 5-pikëshe, në të cilën u ngrit vitin e kaluar.

“Imazhi i Suedisë si një vend armiqësor ndaj Islamit ka kontribuar shumë në rritjen e kërcënimit terrorist nga islamizmi i dhunshëm”, tha agjencia, duke shtuar se vlerësimi i saj vjetor tregoi se Suedia mbetet një objektiv kryesor.

“Kërcënimi vjen si nga individë ashtu edhe nga organizata që mund të kontrollohen nga njerëz nga jashtë”, u shpreh agjencia.

Suedia ngriti nivelin e alarmit të kërcënimit terrorist në gusht 2023 pasi njerëzit në vend i vunë zjarrin kopjeve të Kuranit, duke shkaktuar dënime të forta nga shumë pjesë të botës islame dhe kërcënime nga xhihadistët.

Në tetor, dy suedezë të veshur me fanellat e futbollit kombëtar të Suedisë u qëlluan dhe u vranë në Bruksel dhe zyrtarët thonë se kombësia e tyre ishte motivi më i mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco