Policia britanike nis hetimin e parë në histori për përdhunim virtual në grup në 'Metaverse'

Policia britanike nis hetimin e parë në histori për përdhunim virtual në grup në 'Metaverse'

12:25, 04/01/2024
A+ Aa A-

Vajza që është nën moshën 16-vjeçare, ka mbetur e traumatizuar pasi avatari i saj, domethënë kopja e saj dixhitale – “u sulmua seksualisht” nga një grup njerëzish të panjohur në internet.

Policia e Mbretërisë së Bashkuar po heton një rast që përbën histori, një rast të një përdhunimi që ka ndodhur në një lojë të realitetit virtual, ku një vajzë adoleshente u "sulmua seksualisht" nga një grup të huajsh  në "Metaverse" në internet.

Viktima, e cila mbante kufje, nuk është dëmtuar pasi nuk ka pasur asnjë sulm real fizik.

Detaje të mëtejshme rreth çështjes janë mbajtur konfidenciale për të mbrojtur fëmijën për shkak të shqetësimeve se ndjekja e veprimeve ligjore për sulmin në internet mund të mos jetë e realizueshme.

Ndërsa vajza që akuzon nuk ka pësuar lëndime fizike, burimet policore thonë se ajo mund të ketë duruar trauma të krahasueshme me atë të një viktime përdhunimi në jetën reale.

"Ka një ndikim emocional dhe psikologjik te viktima që është më afatgjatë se çdo dëmtim fizik," tha një oficer i lartë për Daily Mail.

Megjithatë, autoritetet britanike kanë frikë se ndjekja penale e rastit sipas ligjeve ekzistuese, të cilat e përkufizojnë sulmin seksual si "prekje fizikisht"  në mënyrë seksuale dhe pa miratimin e të dyja palëve, mund të jetë e pamundur.​

Image

Një femër që po luan në Metaverse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco