Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Putini i xhindosur dërgon ekipe hakmarrjeje në Krime

Putini i xhindosur dërgon ekipe hakmarrjeje në Krime

13:34, 28/12/2023
A+ Aa A-

Vladimir Putini ka dërguar ekipe hakmarrjeje në Krimenë e pushtuar për të gjetur vendasit që i dhanë Ukrainës vendndodhjen e luftanijes Novocherkassk, kanë thënë partizanët.

Grupi i rezistencës Atesh tha se janë bastisur shtëpi civilësh dhe janë marrë telefona celularë ndërsa presidenti rus "tejet i xhindosur" ka nisur "aksionin e represionit".

Raketat Storm Shadow hodhën në erë anijen dhe ngarkesën e saj me dronë Shahed të ngarkuar me eksploziv herët të martën.

"U dha një urdhër për të ndëshkuar forcat e mbrojtjes ajrore të Krimesë," shtoi Atesh. "Pritet që shumë komandantë të hiqen dhe të dërgohen në front për të marrë pjesë në grupet e sulmit."

Rreth 100 njerëz mund të jenë vrarë në sulmin në Novocherkassk, tha për Times analisti ushtarak Yan Matveev./Telegraph-përktheu Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco