E rëndë në Itali, tenton të shpëtojë djalin 4 vjeçar por bie bashkë me të nga kati i gjashtë

E rëndë në Itali, tenton të shpëtojë djalin 4 vjeçar por bie bashkë me të nga kati i gjashtë

13:41, 26/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 4-vjeçar është rrëzuar nga ballkoni i katit të gjashtë, dhe i ati në përpjekje për ta kapur, ka rënë bashkë duke ndërruar jetë.

Tragjedia ndodhi në Palermo në prag të Krishtlindjeve, në një pallat në Via Ausonia, në shtëpinë ku familja kishte përjetuar edhe dramën e vdekjes së nënës së fëmijës.

38-vjeçar ishte inxhinier në Universitetin e Palermos dhe kishte humbur gruan e tij pak më shumë se një vit më parë. Ai vdiq pak pasi mbërriti në spital, megjithatë djali u shpëtua për mrekulli pas ansjë lëndim serioz dhe ndodhet i shtruar në spitalin “Cervello”.

Ai është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin, thonë në spital.  Ndërkohë vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco