Kërcënimi i fshehur i Navalny-t ndaj Putinit nga gulagu polar

Kërcënimi i fshehur i Navalny-t ndaj Putinit nga gulagu polar

12:45, 26/12/2023
A+ Aa A-

Nga Peter Tiede, BILD

Mesazhi i tij për Krishtlindje është i qartë: Nuk do të mposhtem, nuk do ma hiqni dot humorin thumbues!

Kundërshtari më i ashpër i Putinit, kritiku i Kremlinit Alexei Navalny ka dërguar mesazhin e tij të parë thumbues nga gulagu në rrethin e Arktikut (aktualisht 9 gradë nën zero, së shpejti do jetë minus 26).

Udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putini e zhvendosi fshehurazi Navalny-n nga një kamp burgu afër Moskës në veriun e largët. Kundërshtari i Putinit ishte zhdukur prej javësh, por vendndodhja e tij dihet që dje.

Pasi avokati i tij e vizitoi të hënën, një mesazh u postua në kanalet e tij në rrjetet sociale.

Thelbi i mesazhi: Ai shumë shpejt do të duket si ish-të burgosurit e kampit të gulagëve në rrethin e Arktikut gjatë sundimit të Stalinit. Më pas Navalny përshkruan në detaje se si duken veshjet e kampit- dhe tingëllon tamam si rrobat që visheshin nën kasapin e Kremlinit, Josef Stalin. Ai i përshkruan gjithashtu rojet e gulagut si ‘qen stafi me gëzof’.

Ai gjithashtu përmend se sa kohë iu desh që të kalonte përmes Rusisë nga Moska për në kampin e ri: 20 ditë!

Titulli i mesazhit të Navalny: Unë jam babagjyshi juaj i vitit të ri.

Dhe më pas, në një mënyrë tipike dhe sarkastike vijnë disa përshëndetje në mesazh. Përfshirë këtu një kërcënim të fshehur ndaj Putinit!

“Sidoqoftë mos u shqetësoni për mua. Jam mirë. Jam plotësisht i lehtësuar që ia dola më në fund. Meqenëse unë jam babagjyshi i vitit të ri, me siguri po pyesni për dhuratat. Por unë jam një babagjysh i jashtëzakonshëm, kështu që dhurata do marrin vetëm ata që sillen shumë keq”.

Kjo do të thotë se diktatori i Kremlinit dhe lakejtë e tij mund të përballen me zbulime të tjera nga ekipi legjendar kërkimor i Navalny.

Sipas ekipit të tij, autoritetet donin ta izolonin më tej Navalny-n. Gulagu Charp ndodhet në një zonë të quajtur Nenets, e njohur kryesisht për gjahtarët e drerëve. Aty ka pasur koloni penale që nga koha cariste. Nën udhëheqjen e sovjetikut Stalin, aty ndodheshin kolonitë penale më brutale në perandorinë sovjetike, ku humbën jetën miliona njerëz. Nën Putinin, ky sistem po ringjallet- dhe përsëri po përdoret për të dëbuar kritikët e regjimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco