Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Tragjedi në Francë/ Nëna me 4 fëmijët e saj gjenden të vdekur në shtëpi, babai në arrati

Tragjedi në Francë/ Nëna me 4 fëmijët e saj gjenden të vdekur në shtëpi, babai në arrati

08:23, 26/12/2023
A+ Aa A-

Trupat e pajetë të 5 personave u gjetën në mbrëmjen e Krishtlindjeve në një apartament në Meaux , në Francën veriore .

Sipas mediave vendase, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj, teksa i dyshuari kryesor për këtë ngjarje të rëndë është babai i familjes, një 33-vjeçar tashmë në arrati.

Kjo do të ishte një tjetër vrasje e shumëfishtë në familje e kryer nga një baba në tre muajt e fundit në Ile-de-France, rajon i Parisit.

Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar shkoi në një stacion policie për të rrëfyer vrasjen e tre vajzave të tij të moshës nga 4 deri në 11 vjeç në Alfortville. Një muaj më parë një xhandar vrau tre vajzat përpara se të bënte vetëvrasje në shtëpinë e tij në Vemars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco