Ukraina shkatërron një tjetër anije ruse, vijon beteja për Marinkan

Ukraina shkatërron një tjetër anije ruse, vijon beteja për Marinkan

08:19, 26/12/2023
A+ Aa A-

Forcat Ajrore të Ukrainës shkatërroi një anije të flotës ruse në Detin e Zi, e cila dyshohet se ishte e ngarkuar me dronë iranianë Shahed, të përdorur nga Moska në konfliktin kundër Kievit.

"Anija Novocherkassk u shkatërrua nga pilotët tanë," raportoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.

Ushtria e Kievit nuk e specifikoi vendndodhjen e sulmit, por komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës Mykola Oleshchuk publikoi një video ku tregohej një shpërthim në bazën detare ruse në Feodosia në Krimenë e pushtuar.

Ndërkohë Kievi zyrtar hodhi poshtë deklaratat e ushtrisë ruse se qyteti i Marinkës, pranë Donetskut ka rënë në duart e tyre.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Chtoupoun, tha se ishte e gabuar të thuhej se qyteti kontrollohej tërësisht nga rusët.

"Lufta për Marinkën vazhdon" siguroi ai, duke shtuar se ka ende ushtarë ukrainas në qytet, i cili është i shkatërruar plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco