Gruaja e Netanyahut i shkruan Papës: Ndërhyni për të liruar për pengjet dhe për të shpëtuar jetë

Gruaja e Netanyahut i shkruan Papës: Ndërhyni për të liruar për pengjet dhe për të shpëtuar jetë

20:58, 24/12/2023
A+ Aa A-

Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu, i ka shkruar një letër Papa Françeskut duke kërkuar ndërhyrje personale për të liruar pengjet izraelite nga duart e Hamasit në Gaza.

“Shenjtëria juaj ju kërkoj ndërhyrjen tuaj personale në këtë çështje. Ju kërkoj të përdorni ndikimin tuaj për të kërkuar lirimin e tyre pa kushte dhe pa vonesë. Ju kërkoj gjithashtu t’i bëni thirrje Kryqit të Kuq që të vizitojë të gjithë pengjet dhe t’u japë ilaçe jetike. Ndërhyrja e juaj mund të përmbysë peshoren dhe të shpëtojë jetë të çmuara”, shkruan bashkëshortja e kryeministrit izraelit, sipas mediave të huaja. 

Më shumë se 100 pengje ndodhen ende në duart e Hamasit. Ushtria izraelite ka bërë përpjekje përmes operacioneve ushtarake që të lirojë pengjet, por këto përpjekje kanë dështuar.

Hamasi nga e ana e tij, menjëherë pas këtyre përpjekjeve publikoi vdekjen e një pengu 25 vjeçari, që sipas grupit kishte ndodhur për shkak të sulmit izraelit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco