Irani shton raketa të sofistikuara në arsenalin e tij

Irani shton raketa të sofistikuara në arsenalin e tij

17:27, 24/12/2023
A+ Aa A-

Marina iraniane ka shtuar në arsenalin e saj raketa të sofistikuara lundruese, të prodhuara në vend, raportoi media shtetërore iraniane më 24 dhjetor.

Sipas njoftimit, raketat e llojit Talaleieh dhe Nasir arritën në bazën detare afër Oqeanit Indian në qytetin-port të Konarkut, që gjendet rreth 1.400 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian, Teheran.

Shefi i marinës, admirali Shahram Irani, tha se raketat Talaeieh kanë një rreze veprimi prej mbi 1.000 kilometrash, duke i cilësuar këto raketa si “të mençura”. Irani tha se raketat lundruese kanë aftësi të godasin caqe në kohën sa janë në lëvizje.

Ai tha se raketat Nasir kanë në rreze veprimi prej 100 kilometrash dhe mund të instalohen në luftanije.

Muajin e kaluar, një anije mallrash në pronësi të një miliarderi izraelit u sulmua nga një dron i dyshuar iranian në Oqeanin Indian, përderisa Izraeli nisi luftën në Rripin e Gazës kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Britania – grupit radikal që mbështetet nga Irani.

Kohë pas kohe Irani njofton për testime të raketa, për prodhimin e pajisjeve të reja ushtarake, por këto njoftime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Teherani ka thënë se ka disa lloje të raketave me rreze veprimi deri në 2.000 kilometra, aftësi e mjaftueshme për të sulmuar bazat që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë në rajon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco