‘Po paguajmë një çmim të rëndë’, Netanyahu për konfliktin me Hamasin: Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të luftojmë

‘Po paguajmë një çmim të rëndë’, Netanyahu për konfliktin me Hamasin: Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të luftojmë

15:46, 24/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se lufta në Gaza ka pasur një “çmim shumë të rëndë” për palën e tij.

Ushtria izraelite zbuloi se 14 ushtarë të tjerë janë vrarë në territorin palestinez që nga e premtja, duke e çuar totalin e viktimave nga ofensiva tokësore në 153.

E shtuna ishte një nga ditët më vdekjeprurëse, por Netanyahu theksoi se forcat e tij nuk kishin “zgjidhje tjetër” veçse të vazhdonin të luftonin.

Ndërkohë, ministria e shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka deklaruar se 166 persona të tjerë u vranë ditën e fundit.

 

Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe rreth 54,000 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori sipas ministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco