Trupat e fundit franceze largohen nga Niger, vendi distancohet nga influenca e Parisit

Trupat e fundit franceze largohen nga Niger, vendi distancohet nga influenca e Parisit

17:53, 23/12/2023
A+ Aa A-

Ka përfunduar largimi trupave të kontingjentit francez nga Niger, pas kërkesës së qeverisë së re të vendit që me distancimin nga influenca e Parisit nis afrimin me aleatin e ri Rusinë.

“Dita e sotme shënon kompletimin e disangazhimit të forcave franceze në rajonin afrikan të Sahel,”  tha kreu i ushtrisë së Niger, Salim Ibrahim.

Franca kishte deklaruar se po tërhiqte rreth 1,500 ushtarët e pilotët e saj nga ish-kolonia, pas kërkesës së qeverisë së ardhur në pushtet pas grushtit të shtetit të 26 korrikut, shkruan rrjeti Aljaseera.

Kjo është hera e tretë në 18 muaj që Franca detyrohet të largohet nga një ish-koloni e saj në rripin qendror afrikan Sahel. Vitin e shkuar ata u detyruan të largojnë prezencën ushtarake nga nga Mali dhe më vonë nga Burkina Faso pas grushteve të shtetit që ndërruan qeveritë.

Vendet kishin episode dhune nga grupe rebele që më pas u përhapën në rajon, por një seri grushtet të shpejta shteti në vitin 2020 ka shtuar ndjenjat anti-franceze e anti-perëndimore në përgjithsi, duke i vendosur ato në linjë për afrimin me Rusinë e bllokun e saj ekonomiko-ushtarak.

Pas largimit francez nga Niger vendi mbetet me një numër të vogël ushtarësh të SHBA, Italisë e Gjermanisë.

Zyrtarët vendas kanë thënë se do të mbyllin gjithashtu dy misione mbrojtjeje të Bashkimit Evropian .

Shumica e ushtarëve francezë në Niger ishin në bazën e Niamey dhe më pak në zonat kufitare me Mali e Burkina Faso.

Tërheqja është bërë në një operacion kompleks me karvanë autoblindash drejt qendrës së operacioneve franceze për rajonin e Sahel në Çad.

Trupat e ardhura në kryeqytetin e Çad, N’Djamena, thanë se udhëtimi zgjati rreth 10 ditë.

Prej aty trupat largohen me avionë, si dhe nga deti.

Udhëheqësit e Niger kanë kërkuar tre vjet kohë për të transformuar qeverinë ushtarake në civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco