Holanda do të legalizojë përdorimin e kanabisit

Holanda do të legalizojë përdorimin e kanabisit

21:54, 15/12/2023
A+ Aa A-

Holanda ka nisur procesin e ligjërimit të përdorimit të kanabisit, i cili do të lejojë prodhimin, furnizimin, pirjen e ligjshme si dhe synon uljen e përfshirjes së bandave kriminale në këtë aktivitet. Përdoruesit e kanabisit në dy qytete holandeze mund të pinë duhan në mënyrë të ligjshme për herë të parë pasi autoritetet do të bëjnë një provë që do të zgjeronte tolerancën e vendit ndaj marihuanës në ligjshmëri të plotë.

Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers e konsideroi një moment historik ndërsa kaloi në skaner kutinë e parë të kanabisit legal në kafenenë Baron në qytetin jugor të Bredës. Prodhimi do të kufizohet në një pjesë të vogël të fermave, kanabisi i të cilave do të monitorohet nga afër përpara se të dërgohet në kafene.

Konsumatorëve do tu garantohej një produkt me cilësi të lartë, ndërsa më parë ishte e pamundur të dihej se nga vinte kanabisi ose nëse ishte ndryshuar. Niveli i THC dhe CBD, përbërësit aktivë të kanabisit, do të matej, kështu që përdoruesit do të jenë ne dijeni të frocës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco