Tre pengjet e Izraelit mund t’ju kenë ikur duarve të Hamasit, detaje të reja të tre izraelitëve që u vranë gabimisht nga IDF

Tre pengjet e Izraelit mund t’ju kenë ikur duarve të Hamasit, detaje të reja të tre izraelitëve që u vranë gabimisht nga IDF

21:36, 15/12/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite ka vrarë gabimisht tre pengje të Izraelit që u rrëmbyen nga Hamasi, me arsyetimin se iu ishin dukur si një kërcënim për ushtarët në momentin e incidentit.

Mbetet e paqartë nëse tre pengjet e vrarë në Gaza u kishin ikur pjesëtarëve të Hamasit apo nëse ishin braktisur në momentin kur u qëlluan nga trupat izraelite.

Mediet izraelite raportuan se të tre viktimat kishin ikur nga trupat e Hamasit të premten në mëngjes, dhe si rrjedhojë ishin nisur drejt trupave izraelite.

Megjithatë, kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënësi kryesor i IDF-it, tha se nuk ishte e qartë nëse ata u kishin shpëtuar Hamasit apo ishin braktisur.

 Samer Talalka, Yotam Haim dhe Alon Shamriz, tre pengjet e Izraelit që u vranë gabimisht nga IDF

Të tre pengjet kishin veshur rroba të ngjashme me ato të vendasve dhe u identifikuan si luftëtarë të Hamasit nga IDF, sipas Israel Hayom.

Tashmë është bërë identifikimi i viktimave dhe bëhet fjalë për Samer Talalka (22 vjeç), Yotam Haim (28 vjeç) dhe Alon Shamriz (26 vjeç).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco