Ministri i Jashtëm i Palestinës: Lufta e Izraelit ndaj Gazës synon të zhdukë popullin palestinez

Ministri i Jashtëm i Palestinës: Lufta e Izraelit ndaj Gazës synon të zhdukë popullin palestinez

19:36, 15/12/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riyad al-Maliki thotë se lufta e Izraelit në Gaza ka për qëllim “eliminimin e pranisë së palestinezëve” në enklavë dhe “fshirjen e popullit palestinez”.

Lufta synon gjithashtu “ta bëjë Gazën të pabanueshme”, tha ministri i jashtëm palestinez, shkruan Al Jazeera.

Al-Maliki bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

“Ajo që ne po kërkojmë është të përpiqemi të rindërtojmë sistemin shëndetësor që është shembur plotësisht,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco