VIDEO/ Kasaphanë në mbledhjen e këshillit bashkiak, politikani hedh 3 granata

VIDEO/ Kasaphanë në mbledhjen e këshillit bashkiak, politikani hedh 3 granata

17:41, 15/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë e ndodhur brenda një godine ku ishte mbledhur këshilli i fshatit Keretsk, në Ukrainë, është kapur në kamera.

Në video shihet momenti i tmerrshëm kur politikani lokal Serhiy Batrin hedh në mes të sallës dy granata gjatë mbledhjes në këshillin e fshatit, në rajonin e Zakarpattia.

54-vjeçari fillimisht qëndron para derës, duke ndjekur debatin e nxehtë të këshilltarëve të pranishëm në seancë, e më pas nxjerr nga xhepi grantat që i mban në secilën dorë, ndërsa u drejtohet i inatosur të tjerëve.

‘A mundem?’, pyet ai përpara se t'i hedhë granatat në dysheme dhe ato të shpërthejnë duke shkatërruar sallën dhe lënë të plagosur rëndë 6 prej këshilltarëve.

 

 

Sipas raportimeve nga mediat ukrainase Batrin ka shpërthyer edhe një granatë të tretë.

‘Këmbët e mia, nuk mund të eci… këmbët e mia janë prerë’, dëgjohet të thotë një prej të plagosurve.

Një tjetër thotë: ‘Telefononi ambulancën’. E më pas dikush dëgjohet të thotë: ‘Më nxirrni jashtë’.

Në total kanë mbetur të plagosur 26 persona, por fatmirësisht asnjë nuk ka ndërruar jetë. Politikani që hodhi granatat besohet se është në mesin e të plagosurve rëndë, por mjekët e kanë mbajtur në jetë.

Batrin është një përfaqësues i këshillit për partinë ‘Shërbëtori i Popullit’, e themeluar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai punon në komisionin e rendit dhe ligjit të këshillit të fshatit.

Policia ukrainase po heton për të zbardhur motivin e ngjarjes që duket të jetë një akt i mirë menduar nga këshilltari 54-vjeçar. Akti nuk besohet të ketë lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco