Organizatat bëjnë thirrje për 'ndalim urgjent' të dërgimit të armëve në Izrael

Organizatat bëjnë thirrje për 'ndalim urgjent' të dërgimit të armëve në Izrael

09:24, 13/12/2023
A+ Aa A-

Një grup organizatash, duke përfshirë Human Rights Ëatch, i kanë shkruar Ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, duke i bërë thirrje për një "ndalim të menjëhershëm" të dërgimit të armëve nga Mbretëria e Bashkuar për në Izrael.

Nëse nuk e bën këtë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rrezikon "të shkelë ligjet e veta dhe detyrimet ndërkombëtare dhe të jetë bashkëpunëtore në abuzime të rënda", lexohej në letrën e datës 8 dhjetor dhe të bërë publike të martën.

Ekziston një "rrezik i qartë" që armët dhe pajisjet ushtarake me të cilat furnizohet Izraeli mund të përdoren për të "kryer shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar,  përfshirë sulme që mund të përbëjnë krime lufte", thanë grupet.

"Rrjedhimisht, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të pezullojë menjëherë licencat ekzistuese për pajisjet dhe teknologjinë ushtarake si edhe lëshimin e licencave të reja," shtohej letra.

Qeveria britanike ka licencuar të paktën 472 milion paund (ose 593 milion dollarë) eksporte ushtarake për në Izrael që nga maji i vitit 2015, sipas organizatës në Mbretërinë e Bashkuar, “Fushata kundër Tregtisë së Armëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco