Vdes një azilkërkues në 'burgun lundrues' në Angli që strehon emigrantët

Vdes një azilkërkues në 'burgun lundrues' në Angli që strehon emigrantët

09:15, 13/12/2023
A+ Aa A-

Disa organizata të të drejtave të njeriut kanë raportuar më parë për mendime vetëvrasëse midis emigrantëve të vendosur në platformën lundruese, por pretendojnë se këto paralajmërime janë injoruar nga autoritetet.

Një azilkërkues ka vdekur në Bibby Stockholm, në varkën gjigante të marrë me qira nga qeveria e kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe një hetim policor ka nisur për incidentin, thanë zyrtarët britanikë të martën.

Home Office tha se policia e kishte konfirmuar vdekjen, por autoritetet thanë se nuk mund të komentonin më tej për shkak të hetimeve të policisë në vazhdim, njofton Euronews.

Platforma lundruese “Bibby Stockholm” ka qenë në qendër të polemikave që kur autoritetet e përdorën për herë të parë anijen, së bashku me kazermat ushtarake të pashfrytëzuara, për të strehuar emigrantët në pritje të përgjigjes së kërkesave të tyre për azil.

Varka është një platformë që mban mbi 300 emigrantë në brigjet jugore të Anglisë, të përshkruar nga organizatat si një 'burg lundrues'.

Disa organizata të të drejtave të njeriut kanë raportuar më parë tendenca vetëvrasëse midis banorëve, por pretendojnë se këto paralajmërime janë injoruar nga autoritetet.

Në fakt, sipas raportimeve të mediave britanike, kjo vdekje mund të ketë qenë një vetëvrasje. Aktualisht nuk dihet mosha dhe kombësia e të ndjerit.

Një “burg lundrues” në qendër të debatit

Në fillim të këtij viti, anija duhej të evakuohej pasi në ujësjellësin e saj u gjet bakteri legjionela, i cili mund të shkaktojë sëmundje serioze. Rreth 40 burra i kthyen sërish në këtë anije në tetor, e cila është ankoruar në Portland Port në Dorset.

Platforma, e cila mund të mbajë rreth 500 njerëz, është pjesë e planeve të qeverisë britanike për t;i dhënë zgjidhje, kostos së madhe të strehimit të mijëra azilkërkuesve dhe për të penguar migrantët që të kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla për të kërkuar një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët kanë thënë se akomodimi alternativ, siç është Bibby Stockholm,  ofron "vlerë më të mirë për taksapaguesit" sesa strehimi i tyre në hotele në të gjithë vendin me një kosto prej miliona në ditë.

Por grupet e të drejtave të emigrantëve kanë kritikuar kushte në platformë, duke thënë se ato janë të ngjashme me burgun, izoluese dhe ndëshkuese për migrantët që mund të kenë ikur nga tortura ose persekutimi.

Ish-ministrja e Brendshme Suella Braverman këmbënguli më parë se platforma ishte e sigurt, mes protestave të përsëritura dhe kërcënimeve për veprime ligjore nga sindikata e zjarrfikësve për shqetësimet e sigurisë nga zjarri.

Këshilli i Refugjatëve bëri thirrje të martën për një hetim të pavarur për vdekjen e azilkërkuesit.

"Kjo është një humbje e tmerrshme jetësh, por tragjikisht jo befasuese," tha Enver Solomon, shefi ekzekutiv i grupit. "Askush që vjen në vendin tonë për të kërkuar azil nuk duhet të mbetet pa mbështetjen që i nevojitet, megjithatë sistemi është ndërtuar me më shumë armiqësi sesa dhembshuri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco