OKB kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

OKB kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

09:12, 13/12/2023
A+ Aa A-

Asambleja e Përgjithshme e OKB-  së votoi të martën për të kërkuar  një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, në një qortim ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat javën e kaluar  bllokuan një rezolutë të ngjashme  në Këshillin më të vogël të Sigurimit.

Një shumicë prej 153 vendesh votuan për rezolutën gjatë seancës speciale të jashtëzakonshme, ndërsa 10 votuan kundër dhe 23 abstenuan.

Ndërsa votimi i Asamblesë së Përgjithshme është politikisht i rëndësishëm dhe shihet si një peshë morale, ai nuk është detyrues, ndryshe nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit.

Votimi, i përshëndetur si "historik" nga ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, vjen ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit hyn në muajin e tretë dhe ndërsa mjekët dhe grupet e ndihmës lëshojnë këmbanat e alarmit mbi situatën humanitare në Gazën e rrethuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco