Po mbante fjalim në Parlament, deputeti pëson sulm në zemër dhe rrëzohet përtokë

Po mbante fjalim në Parlament, deputeti pëson sulm në zemër dhe rrëzohet përtokë

20:48, 12/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti turk Hasan Bitmez pësoi një sulm në zemër ndërsa fliste në Asamblenë Kombëtare, duke shkaktuar shqetësim të madh tek kolegët e tij.

Ngjarja ndodhi gjatë debatit të planifikuar për buxhetin për vitin e ardhshëm.

Pasi mori fjalën në emër të partisë së tij, Hassan Bitmez kritikoi ashpër sulmet e Izraelit në Gaza.

Në përfundim të fjalimit të tij 22-minutësh, Bitmez tha: “Ju falënderoj të gjithëve me respekt” dhe u rrëzua, duke goditur kokën në shkallët prej mermeri prapa podiumit. Deputetët shkuan menjëherë pranë tij, për të parë se çfarë ka ndodhur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco