Izraeli do të ndërtojë vendbanime të reja për kolonët, Netanjahu: Asnjë forcë ndërkombëtare në Gaza

Izraeli do të ndërtojë vendbanime të reja për kolonët, Netanjahu: Asnjë forcë ndërkombëtare në Gaza

10:00, 07/12/2023
A+ Aa A-

Në kulmin e luftës në Gaza, Izraeli njoftoi planin e tij më të fundit për ndërtimin e 1738 njësive të tjera të banimit në një zonë që ndodhet mes vijës së Gjelbër të Jeruzalemit.

Në një reagim për këtë vendim të komitetit të programimit, organizata Peace Now deklaroi se pozicioni i këtyre ndërtimeve për kolonët mund të jetë shumë problematik në aspektin politik.

Ndërkohë, kryeministri Netanjahu përsëriti edhe njëherë qëndrimin se në fund të luftës në Gaza, enklava do të kontrollohet nga ushtria izraelite, duke përjashtuar praninë e çdo force tjetër ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë izraelite premtoi se për sa kohë ai do të jetë kryeministër, Autoriteteti Kombëtar Palestinez nuk do të drejtojë në Gaza.

“Ata që edukojnë fëmijë drejt terrorizmit dhe që e financojë atë nuk do të kenë drejtimin e Gazës pasi Hamasi të eliminohet”, u shpreh Netanjahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco