Ish-ministri i Jashtëm kinez vdiq nga torturat ose kreu vetëvrasje në një spital ushtarak

Ish-ministri i Jashtëm kinez vdiq nga torturat ose kreu vetëvrasje në një spital ushtarak

22:40, 06/12/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang vdiq nga torturat ose kreu vetëvrasje në një spital ushtarak të kryeqytetit, Pekin.

Ish-ministri nuk u shfaq në publik që prej 25 qershorit të këtij viti, raporton politico.

Burimet e gazetës thonë se zyrtari i fundit i huaj që Gang e priti ishte zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko.

Ky i fundit mund të ketë informuar udhëheqjen kineze se Qin Gang dhe disa zyrtarë të tjerë po bashkëpunonin me shërbimet e inteligjencës perëndimore.

 Autoritetet kineze deri më tani kanë zgjedhur të heshtin dhe të mos japin informacione për fatin e ish-ministrit.

Ish-ministri ishte në qendër të një skandali për shkak të një lidhjeje me një gazetare kineze që punonte në Shtetet e Bashkuara. Djali i zyrtarit, të cilit iu dha shtetësia amerikane, lindi atje.

Pas zhdukjes së Qin Gang, komandanti kryesor i forcave raketore, Li Yuchao, zëvendësi i tij, Liu Guangbing dhe ish-zëvendës, Zhang Zhenzhong u zhdukën në të njëjtën kohë.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Li Shanfu u dërgua në pension në muajin tetor. Të gjithë ata dyshoheshin për bashkëpunim me agjencitë e inteligjencës perëndimore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco