Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Iftari shtohet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Iftari shtohet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

16:22, 06/12/2023
A+ Aa A-

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) e ka futur të mërkurën, iftarin, që përgatitet nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në listën e trashëgimisë kulturore.

Aplikacionin për këtë traditë socio-kulturore e kanë dorëzuar së bashku Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani.“Iftari (i quajtur edhe eftar ose iftor) përgatitet nga myslimanët për t’u ngrënë pas perëndimit të diellit në muajin e Ramazanit”, ka thënë UNESCO-ja.

UNESCO shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore Iftari lidhet me mbledhje, “forcim të lidhjeve familjare dhe promovon bamirësi, solidaritet dhe shkëmbime kulturore”, është thënë në njoftim.

Në shumë shtete myslimane, është traditë që iftari të niset duke ngrënë një hurme, të shoqëruar me një çaj./ REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco