Vriten 85 civilë, pas një urdhri të gabuar dronit

Vriten 85 civilë, pas një urdhri të gabuar dronit

17:16, 05/12/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Nigerisë, Bola Tinubu urdhëroi një hetim shterues për një sulm me dron të ushtrisë në veri të Kadunës që iu mori jetën fundjavën që lam pas 85 civilëve, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë.

Pak orë pas ngjarje, lideri i shtetit Tinubu e cilësoi incidentin e së dielës si një gabim të pafat, por shumë të dhimbshëm.

Shefi i ushtrisë nigeriane, Taoreed Lagbaja shkoi menjëherë në vendngjarje dhe kërkoi falje për atë që ndodhi, teksa premtoi mjekim falas për të gjithë të plagosurit që ndodhen në spitale.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë, trupat që po kryenin patrullimin, analizuan gabim lëvizjet e një grupi banorësh, duke i ngatërruar ata me banditë.

Kur banorët dëgjuan shpërthimin e parë shkuan menjëherë në zonë për të tërhequr viktimat dhe të lënduarit, por më pas erdhi dhe bomba e dytë që shkaktoi më shumë fatalitete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco