Josep Borrell bën thirrje për një armëpushim të gjatë midis Izraelit dhe Hamasit.

Josep Borrell bën thirrje për një armëpushim të gjatë midis Izraelit dhe Hamasit.

13:46, 27/11/2023
A+ Aa A-

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një armëpushim "të gjatë" midis Izraelit dhe Hamasit.

Armëpushimi fillestar katër-ditor ishte një "hap i parë i rëndësishëm" drejt një "zgjidhjeje politike", tha kryediplomati i BE-së në Forumin e 8-të Rajonal të Bashkimit për Mesdheun (UfM) në Barcelonë, Spanjë.

“Nesër përfundon pezullimi i operacioneve. Ndoshta do të zgjasë edhe disa ditë. Por ne duhet të fillojmë të mendojmë se si do të vazhdojmë procesin politik nga sot”, shtoi Borrell.

Borrell dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por tha se "mënyra se si Izraeli ushtron të drejtën e tij për mbrojtje ka rëndësi" ndërsa theksoi "numrin shumë joproporcional të vdekjeve" dhe vuajtjet e civilëve në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco