Izrael-Gaza: Lehtësim në familjet e pengjeve që u liruan

Izrael-Gaza: Lehtësim në familjet e pengjeve që u liruan

08:26, 25/11/2023
A+ Aa A-

Familjet e 13 pengjeve izraelite të liruar nga Hamasi kanë folur për lehtësimin  që kanë nider, pas kthimit të tyre.

Grupi, i cili përfshin fëmijë të vegjël dhe gra të moshuara, tani është kthyer në Izrael pasi u çuan nga Kryqi i Kuq nga Gaza për në Egjipt.

Menjëherë pas kësaj, edhe 39 të burgosur palestinezë u liruan nëpër pikën e kontrollit Beitunia në Bregun Perëndimor.

Dhjetë shtetas tajlandez dhe një filipinas u liruan gjithashtu nga Hamasi, në një marrëveshje të veçantë prej asaj të ndërmjetësuar nga Katari.

Sipas kushteve të marrëveshjes së Katarit, gjithsej 50 pengje izraelite dhe 150 të burgosur palestinezë pritet të lirohen gjatë katër ditëve gjatë një pauze të përkohshme të luftimeve.

Pengët e liruar nga Hamasi të premten u dërguan në një spital egjiptian për vlerësime mjekësore përpara se të ktheheshin në Izrael.

Tek izraelitët përfshihen katër fëmijë - dy, katër, gjashtë dhe nëntë vjeç - si dhe një grua 85-vjeçare.

"Tani e kemi përfunduar kthimin e pengjeve tanë të parë. Fëmijët me nënat e tyre dhe gratë e tjera. Secili prej tyre është një botë e tërë," tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Por ju theksoj juve – familjeve dhe juve – qytetarëve të Izraelit: Ne jemi të përkushtuar për kthimin e të gjithë pengjeve tona”.

Gruaja e Yoni Asher, Doron Katz Asher, 34 vjeç, dhe dy vajzat e tyre Raz, katër vjeçe dhe Aviv, dy vjeçe, janë ndër të liruarit.

“Jam i vendosur të ringjall familjes sime nga trauma dhe humbja e tmerrshme që kaluam”, tha zoti Asher për BBC.

"Unë nuk festoj, unë nuk do të festoj derisa të kthehet edhe i fundit nga të rrëmbyerit," tha ai.

“Familjet e të rrëmbyerve nuk janë postera, nuk janë parulla, janë njerëz të vërtetë, dhe familjet e të rrëmbyerve janë nga sot familja ime e re, dhe unë do të sigurohem dhe do të bëj gjithçka që i fundit nga të rrëmbyerit të vijë në shtëpi. "/ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Yoni Asher, agonia e një babai për dy vajzat e rrëmbyera bashkë me mamanë e tyre

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco