Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kjo nuk është luftë, ky është terrorizëm, thotë Papa për konfliktin Izrael - Hamas

Kjo nuk është luftë, ky është terrorizëm, thotë Papa për konfliktin Izrael - Hamas

11:45, 22/11/2023
A+ Aa A-

Vatikan - Papa Françesku zhvilloi takime të veçanta me familjet izraelite të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe palestinezët me të afërmit në Gaza.

Ai tha se konflikti Izrael-Hamas kishte shkuar përtej luftës, duke u shndërruar në "terrorizëm" dhe theksoi se "të dyja palët po vuajnë".

Duke folur në audiencën e tij të përgjithshme javore në Sheshin e Shën Pjetrit, menjëherë pas takimeve në rezidencën e tij, Papa tha: "Ata vuajnë kaq shumë dhe kam dëgjuar se si vuajnë të dyja palët".

Ai shtoi: "Ju lutemi na lejoni të ecim përpara për paqe... Bekimi im shkon për të gjithë."

Ai kërkoi te bëhen lutje që të dyja palët “të mos ecin përpara me pasionet, të cilat në fund i vrasin të gjithë”.

Takimet dhe komentet e Papës erdhën disa orë pasi qeveria izraelite dhe Hamasi ranë dakord të ulnin armët në Gaza për të paktën katër ditë, të lejonin ndihmën dhe lirimin e të paktën 50 pengjeve të kapur nga militantët në këmbim të të paktën 150 palestinezëve të burgosur në Izrael.

Izraeli e ka vendosur Gazën nën rrethim dhe bombardime të pamëshirshme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, ku u vranë 1200 njerëz, kryesisht civilë, sipas të dhënave izraelite.

Që atëherë, më shumë se 13,000 banorë të Gazas janë vrarë, rreth 40% e tyre fëmijë, sipas zyrtarëve mjekësorë në territorin e sunduar nga Hamasi, shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco