Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

'Ne nuk e dimë nëse janë gjallë', thotë një i afërm i pengjeve izraelite Shiri Bibas dhe dy fëmijët e saj të vegjël kur po rrëmbeheshin nga Hamasi

'Ne nuk e dimë nëse janë gjallë', thotë një i afërm i pengjeve izraelite

11:12, 22/11/2023
A+ Aa A-

Në mesin e atyre që presin të shohin se cilët pengje do të lirohen nga Hamasi është Yosi Schnaider, i cili i tha BBC se nuk e ka idenë nëse kushërira e tij Shiri dhe dy fëmijët e saj të vegjël janë në atë listë.

Ata u fotografuan duke u rrëmbyer nga militantët e Hamasit më 7 tetor dhe Schnaider i tha programit "ne nuk e dimë nëse janë gjallë, të plagosur a nëse janë mirë mendërisht".

Schnaider shtoi se ishte i shqetësuar se lirimi mund të mos vazhdojë sepse ai nuk mendon se Hamasit mund t'i besohet, duke thënë: "Unë përpiqem të jem realist dhe e di se me kë kemi të bëjmë".

"Ata do të bëjnë gjithçka që munden për të prishur edhe këtë marrëveshje dhe unë jam i frikësuar."

Marrëveshja është strukturuar në një mënyrë që lejon që një pauzë në luftime të zgjatet me një ditë për çdo 10 pengje të tjera të liruara.

Schnaider tha se kjo po shton dhimbjen për familjen e tij pasi atyre do t'u duhet të presin çdo natë për të parë nëse Shiri dhe fëmijët e saj janë në secilën listë të lirimit të pengjeve./ar.sh/SYRI.NET

Image

Kushërira e Yosit Shiri dhe dy fëmijët e saj u fotografuan duke u marrë nga persona të armatosur të Hamasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco