FOTO/ Ushtria izraelite: Jo vetëm al Shifa, por edhe spitale të tjera janë përdorur nga Hamasi

FOTO/ Ushtria izraelite: Jo vetëm al Shifa, por edhe spitale të tjera janë përdorur nga Hamasi

20:16, 21/11/2023
A+ Aa A-

Izraeli do të bëjë gjithçka që mundet për të rikthyer pengjet sa më shpejt të jetë e mundur, tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura izraelite (IDF) Daniel Hagari në konferencën e tij të rregullt, duke shtuar se qytetarët duhet të ndjekin raportet nga shërbimet zyrtare.

Hagari, në konferencën që po mbahej ndërsa qeverisë i kërkohet të vendosë nëse do të pranojë marrëveshjen për lirimin e pengjeve, tha se po u japin familjeve të pengjeve për çdo informacion që ka IDF.

Ai shtoi se forcat tokësore të IDF “vazhduan të thellojnë” operacionet e tyre në Gaza dhe se luftimet ishin zhvilluar në lagjen Zeitoun të qytetit.

Hagari publikoi gjithashtu një foto të hyrjes së ndërtuar posaçërisht në një tunel nën një spital.

Ai gjithashtu tha se Izraeli do të “ekspozonte” më shumë spitale në Gaza, pas pretendimeve se kanw gjetur një tunel tw Hamasit nën spitalin al Shifa në veri.

Në fund, ai deklaroi se që nga fillimi i armiqësive mes Izraelit dhe Hamasit, janë vrarë 390 ushtarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco