Netanyahu: Së shpejti do të kemi lajme pozitive për lirimin e pengjeve

Netanyahu: Së shpejti do të kemi lajme pozitive për lirimin e pengjeve

14:52, 21/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se po bëhet përparim për lirimin e pengjeve nga Hamasi në Rripin e Gazës.

“Po bëjmë progres. Nuk mendoj se ia vlen të thuhet shumë, as në këtë moment, por shpresoj se do të ketë lajme të mira së shpejti,” tha ai.

Times of Israel më herët raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari tha se “ne jemi në pikën më të afërt që kemi qenë ndonjëherë në arritjen e një marrëveshjeje”, duke shtuar se negociatat ishin në një “fazë kritike dhe përfundimtare”.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha gjithashtu herët në mëngjes të martën se Hamasi është “afër” një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin.

“Ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për një armëpushim,” tha Haniyeh.

Sipas informacioneve, marrëveshja do të përfshijë një pauzë shumëditore, lirimin e rreth 50 pengjeve civile nga Hamasi dhe lirimin e grave dhe fëmijëve palestinezë që ndodhen në paraburgim në Izrael.

Çdo marrëveshje do të shënonte lirimin më të madh të pengjeve dhe shkëmbimin e parë të të burgosurve që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor brenda Izraelit. Deri më sot, vetëm katër nga 240 persona janë kthyer në Izrael.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco