Si mund ta kërcënojnë dronët iranianë, naftën evropiane?

Si mund ta kërcënojnë dronët iranianë, naftën evropiane?

12:12, 21/11/2023
A+ Aa A-

Irani ka pajisur kohët e fundit marinën e Gardës Revolucionare të tij me drone për të rritur mbikëqyrjen në Ngushticën e Hormuzit ndërkohë që vazhdon të eksportojë drone në Rusi.

Së fundmi, ushtria amerikane njoftoi se mund të pajisë me roje të armatosura anijet e saj tregtare që kalojnë përmes ngushticës së Hormuzit. Vendimi vjen në një përpjekje për të reduktuar rrëmbimin e anijeve civile dhe tregtare nga Irani.

Në përgjigje të këtij njoftimi të SHBA-së, Irani e ka pajisur marinën e Gardës Revolucionare me drone, në mënyrë që të rrisë mbikëqyrjen dhe presionin në ngushticën e Hormuzit.

Kjo ngushticë, e shtrirë midis Iranit dhe Omanit, ndan Gjirin e Omanit dhe Gjirin Persik dhe është një nga më të rëndësishmet për transportin global të naftës.

Pse ngushtica e Hormuzit është e rëndësishme për naftën evropiane?

Rreth një e pesta e naftës globale kalon nëpër këtë ngushticë çdo vit. Kjo është rreth 20.5 milionë fuçi në ditë të një sërë produktesh nafte, duke përfshirë naftë bruto dhe kondensatë. Përafërsisht 20% e gazit natyror të lëngshëm global (LNG) kalon gjithashtu përmes ngushticës, duke llogaritur rreth 80 milionë tonë metrikë.

Për ta vënë këtë në kontekstin evropian, Bashkimi Evropian importoi rreth 1.9 miliardë metra kub gaz të lëngshëm natyror nga Katari në vitin 2022. 
Iraku eksporton rreth 21.4 milion ton naftë bruto në BE. 

SHBA, e cila është furnizuesi i dytë më i madh i BE-së me naftë bruto, që përbën rreth 10% deri në 13% të importeve të naftës bruto, transporton rreth 1.4 milionë fuçi naftë bruto dhe kondensatë në ditë përmes ngushticës së Hormuzit./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco