Ushtria izraelite publikon foto të fëmijëve të rrëmbyer nga Hamasi

Ushtria izraelite publikon foto të fëmijëve të rrëmbyer nga Hamasi

18:13, 20/11/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite publikoi për herë të parë fotot e numrit të madh të fëmijëve të mbajtur peng nga Hamasi.

“Bota feston Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, por 40 fëmijë mbahen peng nga terroristët në Gaza”, e nis postimin e IDF-së me këto fjalë.

“Fëmijët që panë familjet e tyre të vrarë para syve. Fëmijë që humbën pafajësinë. Fëmijë të mbajtur ende peng nga kasapët gjakatarë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi derisa të gjithë të kthehen në shtëpitë e tyre”, shtojnë ata.

“Ndoshta është më afër se kurrë” kishte vënë në dukje Shtëpia e Bardhë për një marrëveshje të mundshme për lirimin e pengjeve pas deklaratave të zyrtarëve izraelitë që lëvizën në të njëjtën gjatësi vale.

Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, John Feiner tha se marrëveshja do të çonte në lirimin e një numri të konsiderueshëm, përkatësisht më shumë se 12 pengjeve dhe ka të ngjarë të përfshijë një ndërprerje të zgjatur të armiqësive për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare, diçka që ata kanë kërkuar prej kohësh.

“Ajo që mund të them në këtë pikë është se ato çështje që janë në pritje në një negociatë shumë komplekse dhe të ndjeshme janë ngushtuar,” tha Feiner në Meet the Press të NBC. “Unë mendoj se ne jemi më afër se sa kemi qenë në një kohë të gjatë për të arritur një marrëveshje,” shtoi ai.

Por ai paralajmëroi: “Negociatat e ndjeshme si kjo mund të dështojnë në minutën e fundit”.

Izraeli shpreson që një numër i konsiderueshëm pengjesh mund të lirohet nga Hamasi “në ditët e ardhshme”, tha ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Michael Herzog, në një intervistë në programin This Week të ABC.

“Shpresoj se mund të kemi një marrëveshje në ditët e ardhshme”, kishte thënë ai.

Reuters raportoi më 15 nëntor se ndërmjetësit e Katarit po kërkonin një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të shkëmbyer 50 pengje me një armëpushim tre-ditor, duke cituar një zyrtar me njohuri për përparimin e negociatave.

Sipas zyrtarit, aktualisht është rënë dakord për një kornizë të përgjithshme, por Izraeli vazhdon të negociojë detajet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco