Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndrangheta: 207 anëtarë të bandës dënohen me 2200 vjet burg pas një prej gjyqeve më të mëdha të mafias në Itali

Ndrangheta: 207 anëtarë të bandës dënohen me 2200 vjet burg pas një prej gjyqeve më të mëdha të mafias në Itali

16:02, 20/11/2023
A+ Aa A-

Mbi 200 anëtarë të organizatës kriminale Ndragheta janë dënuar me 2200 vite burg, në një prej gjyqeve më të mëdha kundër mafias në Itali.

Në procesin gjyqësor që zgjati më shumë se 3 vite u dënuan mafiozë, sipërmarrës dhe politikanë me akuzat për vrasje, korrupsion, trafik droge, pastrim parash dhe zhvatje.

E themeluar në shekullin 18 në jug të Italisë, Ndragheta konsiderohet si një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë.

Ajo është mafia e vetme që është aktive në çdo kontinent dhe thuhet se kontrollon 80% të tregtisë së kokainës në Evropë me një qarkullim vjetor parash prej 59 miliardë eurosh.

Tre gjyqtarët që kanë dhënë vendimet që prej 16 tetorit kanë jetuar në një shtëpi e cila është nën mbykqyrjen dhe mbrojtjen e policisë.

Forcat speciale dhe njësitë elitare goditën organizatën kriminale “Ndrangheta” në vitin 2019 në një operacion ku morën pjesë më shumë se 3000 oficerë policie që bastisën 12 rajone në Itali dhe kryen arrestime në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari.

Në këto operacion u sekuestran me dhjetëra prona dhe disa milionë euro para cash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco