Nga 'zona e vdekjes' al-Shifa evakuohen 30 foshnja prematurë,

Nga 'zona e vdekjes' al-Shifa evakuohen 30 foshnja prematurë,

13:19, 19/11/2023
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, që është nën kontrollin e Hamasit, ka njoftuar se 30 foshnje janë evakuuar nga spitali al-Shifa, raporton Sky News. Televizioni britanik ka publikuar deklaratën e Medat Abas, zëdhënësit të ministrisë, i cili tha se mund ta konfirmojë se bëhet fjalë për të paktën 30 foshnja të lindura para kohe – duke shtuar se do të dërgohen në Egjipt.

Siç raporton Sky News, pretendimet e Abas nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur. E nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se spitali al-Shifa në Rripin e Gazës është një zonë vdekje, me një varrezë masive në hyrje dhe një situatë tejet të tensionuar brenda këtij institucioni shëndetësor. Këto komente janë bërë në një konferencë të përbashkët të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara dhe ata të OBSH-së, që dje u futën në spital në kuadër të “operacioni me rrezikshmëri të lartë”.

Ata këtë e bënë pavarësisht luftimeve të ashpra që janë zhvilluar në afërsi të spitalit. Nga OBSH është bërë e ditur se 32 foshnjat kishin mbetur të ngujuara në mesin e shumë pacientëve tjerë. Kjo kishte ndodhur si pasojë e sulmeve të vazhdueshme izraelite, si nga ajri, toka dhe deti, duke goditur vazhdimisht militantët e Hamasit që me gjasë janë të stacionuar në afërsi të këtij spitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco