Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Masakra në Re’im kibbutz/ Hamasi nuk e dinte për festivalin muzikor kur hyri në Izrael

Masakra në Re’im kibbutz/ Hamasi nuk e dinte për festivalin muzikor kur hyri në Izrael

10:53, 19/11/2023
A+ Aa A-

Në një dokument të Shërbimeve izraelite të Sigurisë, e publikuar së fundmi thuhet e Hamasi nuk ishte në dijeni se po zhvillohej festivali i muzikës 'Supernova' në  Re’im kibbutz rreth 6 kilometra në lindje të Gazës ku dhe kryen masakran më të madhe kur këto forca u futen në shtetin hebrej më 7 tetor. 

Në të njëjtën kohë, Shërbimi izraelit i Sigurisë theksojnë se masakra që ata bënë në zonën e festivalit ishte një vendim i shpejtë, kur panë se kishte një turmë njerëzish që mund të sulmonin masivisht.

Vlerësimi i anëtarëve të sistemit të sigurisë izraelite bazohet, ndër të tjera, në kontrollet e trupave të terroristëve dhe në hetimin e incidentit nga policia, nga ku rezulton se terroristët synonin fillimisht të arrinin në Kibbutz Reim. 

 

 

Një helikopter izraelit qëlloi gjithashtu mbi pjesëmarrësit e festivalit

Përveç kësaj, sipas një burimi policor të cituar nga Haaretz , hetimi për incidentin zbuloi gjithashtu se një helikopter i ushtrisë izraelite që mbërriti në vendngjarje nga baza Ramat David menjëherë pas të shtënat e para, që kishte për qëllim terroristët, thuhet se goditi edhe disa nga pjesëmarrësit e festivalit që ishin aty. 

Sipas policisë, në atë moment u vranë 364 persona.

 

 

Dronët dhe parashutistët informuan Hamasin për festivalin

Zyrtarët e lartë besojnë se Hamasi mësoi për ngjarjen duke përdorur drone ose parashuta dhe i drejtoi terroristët në atë vend nëpërmjet sistemit të tij të komunikimit. 

Në një video të kamerës së trupit të një prej terroristëve, ai mund të dëgjohet duke i kërkuar një qytetari të kapur për udhëzime "për të shkuar te njerëzit e këqij".

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco