WP: Izraeli dhe Hamasi arrijnë një marrëveshje paraprake të ndërmjetësuar nga SHBA për të ndalur konfliktin

WP: Izraeli dhe Hamasi arrijnë një marrëveshje paraprake të ndërmjetësuar nga SHBA për të ndalur konfliktin

09:56, 19/11/2023
A+ Aa A-

Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje paraprake që do të lironte dhjetëra gra dhe fëmijë të mbajtur peng në Gaza, në këmbim të një pauze pesë-ditore në luftime, shkruan Washington Post(WP).

Lirimi, i cili mund të fillojë brenda ditëve të vijim mund të çojë në pauzën e parë të qëndrueshme të konfliktit në Gaza, sipas njerëzve të njohur me dispozitat e tij, vazhdon më tej në shkrimin e tij WP.

Sipas kushteve të një marrëveshjeje të detajuar prej gjashtë faqesh, të gjitha palët në konflikt do të ngrinin operacionet luftarake për të paktën pesë ditë, ndërsa 50 ose më shumë pengje fillestare do të lirohen në grupe më të vogla çdo 24 orë. 

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa nga 239 personat që besohej se mbahen peng në Gaza do të liroheshin sipas marrëveshjes. 

Ndalimi i luftimeve synon gjithashtu të lejojë një rritje të konsiderueshme të sasisë së ndihmës humanitare, përfshirë karburantin, për të hyrë në enklavën e rrethuar nga Egjipti.

Sipas diplomatëve arabë dhe të tjerë, skica e një marrëveshjeje u përpilua gjatë bisedimeve disajavore në Doha, Katar midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Hamasit, të përfaqësuar indirekt nga ndërmjetësuesit e Katarit. 

Por ka mbetur e paqartë deri më tani nëse Izraeli do të pranonte të ndalojë përkohësisht ofensivën e tij në Gaza.

Një zëdhënës i ambasadës izraelite në Uashington tha të shtunën vonë se "ne nuk do të komentojmë" për asnjë aspekt të situatës së pengjeve.

Shqetësimi për pengjet – dy prej të cilëve Izraeli tha se u gjetën të vdekur – së bashku me rritjen e numrit të viktimave civile palestineze kanë rritur vazhdimisht presionin ndaj qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. 

Më shumë se 100 vende - por, veçanërisht, jo Shtetet e Bashkuara - kanë bërë thirrje për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Vendimi për të pranuar marrëveshjen është i vështirë për Izraelin, tha një person i njohur me situatën, i cili, si të tjerët, foli në kushte anonimiteti për të diskutuar negociatat e ndjeshme./ Marrë pjesërisht nga WP

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco