Ende asnjë marrëveshje për lirimin e pengjeve të Hamasit

Ende asnjë marrëveshje për lirimin e pengjeve të Hamasit

08:24, 19/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur të shtunën se ende nuk është arritur një marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të kapur nga Hamasi.

Netanyahu mohoi gjithashtu ato që ai i quajti raportime të rreme se Izraeli po shqyrtonte një propozim për lirimin e të paktën 50 të rrëmbyerve.

“Kur qeveria të ketë diçka për të thënë, autoritetet do ta raportojnë,” shtoi ai.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit  njoftuan të premten se vlerësimi zyrtar i ushtrisë për pengjet që mbahen në Gaza është 237.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit bëri të ditur se ai ka ftuar përfaqësuesit e familjeve të pengjeve në një takim me kabinetin e luftës të Izraelit.

Kryeministri mbrojti gjithashtu vendimin e kabinetit të luftës për të lejuar dy cisterna karburanti të hyjnë në Gaza çdo ditë pas kritikave të bëra nga disa zyrtarë izraelitë për masën.

Ai tha se cisternat do të furnizojnë një sasi minimale emergjente karburanti për të operuar pompat e ujit dhe ujërave të zeza në Gaza.

Ai mohoi gjithashtu që masa e marrë të nënkuptonte ndryshim të politikës, duke thënë në vend të kësaj se ishte një zgjidhje specifike dhe e kufizuar për të parandaluar sëmundjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco