Biden: Autoriteti Palestinez duhet të qeverisë përfundimisht Gazën pas konfliktit

Biden: Autoriteti Palestinez duhet të qeverisë përfundimisht Gazën pas konfliktit

22:56, 18/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se Autoriteti Palestinez, i cili drejton Bregun Perëndimor, duhet të qeverisë përfundimisht Gazën pas konfliktit.

Presidenti i SHBA i bëri komentet në një artikull opinioni të Ëashington Post, që mbulon një sërë temash që lidhen me luftën në Lindje të Mesme.

Ai ka deklaruar se Autoriteti Palestinez duhet të qeverisë territorin e Gazës, ndërsa shton se duhet të punojmë për një zgjidhje me dy shteteve.

 “Ndërsa ne përpiqemi për paqen, Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të ribashkohen nën një strukturë të vetme qeverisëse, në fund të fundit nën një Autoritet Palestinez të rigjallëruar, ndërsa ne të gjithë punojmë drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, tha presidenti amerikan.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka thënë më parë se Gaza ishte një pjesë integrale e Palestinës dhe autoriteti mund të marrë përsipër administrimin e territorit.

Nga ana tjetër, sa i përket zhvendosjes së Palestinezëve nga Gaza, Biden tha se “nuk duhet të ketë zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Gaza, asnjë riokupim, asnjë rrethim apo bllokadë dhe asnjë reduktim të territorit”.

I ndalur më tej tek sulmi ndaj civilëve në Bregun Perëndimor, Biden tha se SHBA-ja është e gatshme të lëshojë ndalimin e vizave kundër “ekstremistëve” që kryejnë këto sulme.

“Unë kam qenë i theksuar me liderët e Izraelit se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet dhe se ata që kryejnë dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Biden.

Dhuna nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve që jetojnë atje është rritur që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco