Erdogan-Izraelit: Po të vjen vdekja, edhe nëse ke bombë atomike

Erdogan-Izraelit: Po të vjen vdekja, edhe nëse ke bombë atomike

15:56, 15/11/2023
A+ Aa A-

Turqia e konsideron Izraelin një shtet terrorist. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në parlament lëshoi një kërcënim të drejtpërdrejtë për Tel Avivin, ndërsa sfidoi kryeministrin Benjamin Netanjahu të tregonte nëse Izraeli posedon ose jo bomba bërthamore.

‘Hej, Izrael! Ju keni një bombë bërthamor dhe po na kërcënoni ne me atë armë. Ne e dimë këtë. Por, po të vjen vdekje. Pavarësisht nëse zotëroni një bombë atomike, apo çfarëdo arme qoftë ajo, ju do të zhdukeni’, tha Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.

Izraeli rrethon me tanke e ushtarë spitalin e Al Shifa, Hamasi kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve

Ai akuzoi Izraelin se po kryen një gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza dhe paralajmëroi me ngritjen e një çështjeje ligjore ndërkombëtare.

 ‘Aktualisht mijëra avokatë po e ngrenë këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Izraeli po kryen një gjenocid dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme lidhur me këtë çështje’.

Erdogan duke folur në parlamenti mbrojti Hamasin duke thënë se është një parti politike që fitoi zgjedhjet në Palestinë.

 ‘Pasi fituan zgjedhjet, ju i hoqët të drejtat atyre. Kush e bëri këtë? Sërish, Izraeli dhe Amerika iu hoqën të drejtat së bashku’.

Presidenti turk njoftoi se në samitin e Bashkëpunimit të Organizatës Islamike është marrë vendimi për herë të parë, që pushtuesit izraelit të konsiderohen terroristë. Gjithashtu u miratua krijimin I një fondi për rindërtimin e Gazës dhe mbajtjen e një konference ndërkombëtare paqeje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco