Konfirmohet Sekretari i ri i Brendshëm i Britanisë së Madhe pas shkarkimit të Suella Braverman

Konfirmohet Sekretari i ri i Brendshëm i Britanisë së Madhe pas shkarkimit të Suella Braverman

11:01, 13/11/2023
A+ Aa A-

James Cleverly është konfirmuar si Sekretari i ri i Brendshëm në Britaninë e Madhe, duke zëvendësuar kështu Suella Braverman, e cila u shkarkua mëngjesin e sotëm. Deri më tani, Cleverly kishte shërbyer si sekretar i jashtëm i Rishi Sunak.

Riorganizimi i qeverisë së Sunak

"Kryeministri i Britanisë së Madhe është duke bërë një riorganizim të kabinetit të tij qeverisës. Pak minuta pasi u bë zyrtare shkarkimi i Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, u raportoi largimi edhe i dy ministrave të tjerë, ai i Arsimit, Nick Gibb dhe i Shëndetësisë, Neil O’Brien. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak mori vendimin për shkarkimin e ministres kontroverse të Brendshme, pasi ajo sfidoi javën e kaluar. Sunak shkarkoi Bravermanin pasi ajo shkaktoi zemërim të gjerë me kritikat ndaj trajtimit të protestave pro-palestineze nga Policia."

Ndërkohë Partia Konservatore njoftoi se Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror për të “forcuar ekipin e tij në qeveri për të dhënë vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme”.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar mund të jenë shansi i fundit i kryeministrit britanik për të vulosur autoritetin e tij në ekipin drejtues të partisë konservatore përpara zgjedhjeve të përgjithshme që priten vitin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco