Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Inteligjenca e huaj zbulon planet e Hamasit: Donte një luftë rajonale

Inteligjenca e huaj zbulon planet e Hamasit: Donte një luftë rajonale

08:40, 13/11/2023
A+ Aa A-

Synimi i Hamasit më 7 tetor nuk ishte vetëm të vriste dhe të rrëmbente sa më shumë izraelitë, por të nxiste një konflikt që do të digjte të gjithë rajonin.

Lajmi është publikuar nga Washington Post bazuar në shërbimet e inteligjencës së 4 vendeve perëndimore.

Sipas analistëve, provat e gjetura pas sulmeve, si hartat e detajuara, rezervat ushqimore, sasitë e mëdha të municioneve, tregojnë fare qartë qëllimin e terroristëve për të ndezur një goditje me përmasa historike dhe për të nxitur një reagim të madh kundër Izraelit.

Por tashmë, ky plan duket se është ndërprerë në mes dhe Gaza ndodhet nën darën izraelite, e cila që nga nisja e luftimeve ka vrarë më shumë se 11 mijë e 800 civilë e militantë, pjesa më e madhe të të cilëve fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco